Shtubina: Vllaznia me mungesa në Korçë, i’a dalim

Ndriçim Shtubina, zëvendëstrajneri i Vllaznisë, doli sot para mediave për të folur lidhur me takimin e ditës së shtunë me Skënderbeun në Korçë (17:00) për javën e fundit të fazës së parë Abissnet Superiore (xhiro e 9-të).

Shtubina:

“Besoj se është e veshtirë si çdo ndeshje tjeter, por skuadra nuk duhet të futet në fushë me presionin e pikëve. Skuadra është stervitur mirë gjatë këtyre ditëve, pavaresisht mungesave që vazhdojnë të jenë prezente, por sërish Vllaznia ka forca për të mundur çdo kundërshtar dhe prandaj duhet të japim maksimumin në fushë.

Sa i takon gjendjes së lojtarëve të dëmtuar, ato vazhdojne të jenë prezent ndaj edhe këtë rradhë do te kemi shumë mungesa. Gjithësesi duhet të përqendrohemi sepse Vllaznia ka edhe alternativa që do të japin maksimumin me marrë tre piket.

Lojtarët duhet të jenë të vetedijshëm se kanë potencial me dhënë më shumë. Ato pikë që kemi në tabelë nuk shpjegojnë gjëndjën reale të ekipit tonë dhe të cilësive që ajo ka në vetëvete.

Problemin kryesor edhe për nesër e kemi te mbrojtja sepse pothuajse na janë dëmtuar dhe nuk do të kemi të gatshëm të gjithë lojtarët e krahëve, por gjithësesi ne besojmë te ato lojtarë që do të luajnë.

Skenderbeu është një skuadër me djem të rinj të cilët duan të tregojnë se vlejnë për kampionatin shqiptar, por ne i kemi cilesitë më të medha prandaj duhet të futemi në fushë me besimin për ta fituar ndeshjen.

Do luajnë skuadrat e dy qyteteve me kulturë të madhe dhe prandaj besoj se do të jetë një ndeshje e bukur. E perseris ne do te futemi me besim për të marrë trepikeshin”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!