‘Mora fjalë’ shoqëron festën e Partizanit, Tetova studion Tiranën

Pas suksesit në pushim të ndeshjes Shqipëri-Republika Çeke, kënga ‘Mora fjalë’ lëshohet nga autoporlanti i impiantit duke ndezur atmosferën festive të Partizanit.

Derbi numër 171 u ngjyros sërish nga ngjyra e kuqe të cilët kaluan Tiranën 2-1. Në ‘Air Albania Stadium’ u pa gjithëçka. Adrenalinë, garë e ndezur kryesisht në pjesën e dytë, tre gola në minutat e fundit, personalitete të shumtë në zonën VIP, trajnerë vendas e të huaj (ndër ta; R.Prosineçki, L.Di Biaxho, Xh. Kolela, S. Starova, N. Dede) por dhe sende piroteknike e stola të thyer.

Në tribunë edhe trajneri Edlir Tetova me kreun e pankinës së Egnatias i cili duket se ka vëzhguar Tiranën pasi të hënën do ta ketë rival për javën e 9-të Abissnet Superiore.

Në fund festa e përligjur e Partizanit me tifozerinë e tij shoqëruar me muzikën e Shkurte Fejzës me ‘Mora fjalë’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!