Skandali në Itali, Zalevski i shtohet listës së basteve

E ndërsa kishte parashikuar përfshirjen e Faxholit, Tonalit dhe Zaniolos në çështjen e basteve që po trondit futbollin italian, Fabricio Korona ka përmendur një emër të katërt.

Sipas ish-mbretit të fotografisë e raportuar nga Sportmediaset, në këtë aferë është përfshirë edhe Nikola Zalevski.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për anësorin e Romës, por përshtypja është se skandali mund të përhapet më tej në ditët në vijim dhe të prekë fytyra të tjera të njohura në kampionatin italian.

Beteja e nisur nga Digos së Firences dhe policisë së Torinos në Koverçiano, Korona me publikimet e tij në rrejte, tani e drejton gishtin nga krahu i Romës, Nikola Zalevski. Me gjasë jo i fundit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!