Bastet/ Tronditet Serie A, lojtarë të Juves dhe Romës biseda të dyshimta

Emrat e Nicolo Faxholit, Nicolo Zaniolos dhe Sandro Tonalit janë vetëm tre, më të famshmit nga rreth dhjetë futbollistë për të cilët policia e Torinos po heton prej disa javësh në kuadër të ndeshjeve të paracaktuara

Përfshirja e disa futbollistëve të Serisë A në hetimin që Prokuroria e Torinos po kryen në platformat e paligjshme të basteve ka mbërritur thuajse rastësisht.

Policia po hetonte një agjenci në Torino që mbante një lloj “kontabiliteti” për lojërat në serverë të paligjshëm (shpesh në agjencitë e rregullta ka PC të lidhur me faqe që nuk njihen në Itali: është metoda që përdorin kriminelët për të pastruar paratë, por që gjithashtu lejon ata që nuk mund ta bëjnë këtë për arsye të tjera, si për shembull futbollistët që vënë baste për sportin e tyre dhe verën e kaluar u shfaq emri i Faxholit.

Menjëherë dokumentet u dërguan në Federatën e Futbollit dhe mesfushori i Juventusit u vetëdeklarua, duke dorëzuar telefonin e tij. La Repubblica shkruan që hetuesit u ndeshën me biseda me një sërë personash në të cilat flitet në mënyrë eksplicite për bastet.

Janë rreth dhjetë emra, dy prej të cilëve Tonali dhe Zaniolo, dhe ka nga ata që flasin për një shok skuadre të stolit të Juventusit.

Nuk ka asnjë provë që ata kanë vënë baste, por mesazhet duken të qarta dhe për këtë arsye e bëjnë botën e futbollit të dridhet.Duket një trend i ri mjaft i rrezikëshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!