Skandali/ Zalevski nga Polonia: Kurrë nuk kam vënë baste

Vijon situata e nderë e basteve me futbollistë të caktuar në Serie A. ‘Paparaci’ Fabricio Korona, nxori fakte se Faxholi, Tonali, Zaniolo dhe së fundi Zalevski janë të përfshirë me aktivitetin e ndaluar për çdo futbollist.

Sipas “lajmëtarit” lista është shumë e gjatë dhe se 50 emra sipas Koronës do të zbardhen ditë pas dite. Ndërkohë ka reaguar polaku i Romës Zalevski…

Emri i Nikola Zalevskit doli dje si një nga protagonistët e çështjes së basteve që goditi futbollin italian. Anësori i Romës, në kampin stërvitor me kombëtaren polake U21, u trondit nga rrjedhja e informacionit dhe Polonia mohon çdo lloj përfshirje në këtë çështje.

Siç shkruan Il Messaggero, anësori i Romës ka folur me familjen e tij, duke garantuar se nuk kishte vënë kurrë bast gjatë gjithë jetës së tij./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!