Laçi merr pushimet si i dytë, AF Elbasani e Kastrioti fitues

Superiore, java e 8:

Laçi e kthen në lojë të thjeshtë sfidën me Skënderbeun teksa me nga një gol në çdo pjesë, arriti te tri pikët për vendin e dytë në Abissnet Superiore. Golat Melo 42′ dhe Sobovale 56′.

Kategoria e Parë, java e 7:

AF Elbasani ka fituar duke luajtur në Rroguzhinë si pritës ndaj Burrelit. Të besuarit e trajnerit Nevil Dede mundën matjanët në shifrat 2-0 me dy goal të shënuar nga Berdi Greca.

AFElbasani ngjitet në vendin e dytë me tri pikë larg Bylisit kryesues.  Kastrioti trajnerit Ndreu teksa luajti në Fushë Krujë kaloi 1-0 Korabin ku vendosi goli i Çelës në pjesën e dytë me penallti.
/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!