Partizani-Kukësi, vendos Bintsuka, Erzeni fiton derbin

Abissnet Superiore, java e 8:

Partizani- Kukësi 4-3 (Cara 2′, Bintsuka 5′, 43′, 57’/ Salami 25′, Bytyqi 48′ ag, Hasaj 73′)

Teuta- Erzeni 0-1 (Kacbufi 79′)

Partizani fiton 4-3 ndaj Kukësit në ndeshjen e orës 18:00 luajtur në “Arenën e Demave”. Sfida nisi me dy gola të shpejtë të shënuar nga Cara dhe Bintsuka teksa në të 25′ Mustafa Salami shkurton shifrat për verilindorët në 2-1. Me kontrollin e lojës por dhe shtimin e rasteve, të kuqtë mbërrijë te i treti dhe sërish kongolezi Bintsuka realizon të tretin për Partizanin.

Në pjesën e dytë, në daljen e parë të skuadrës së Nicës, vjen goli i dytë për Kukësin. Rivas nga kjo linjë në të 48′ shkon deri në thellësi dhe te shtylla e parë, Altin Bytyqi e devijon duke shënuar në portën e tij.

Por skena është e gjitha e sulmuesit me numër 24 Bintsuka. Dhe njëherë sulmuesi qëndror i ‘Demave’ përfiton nga një top i kthyer nga portieri Tafas për të depozituar në rrjetë. Me shifrat 4-2, Kukësi kërkon të mbetet në lojë dhe në fakt ia del në të 73′ teksa Hasaj pas pasimit të Fernandesh godet me kokë për 4-3. Deri në fund nuk ngjet asgjë me Zoran Zekiç që duket se mbyll me fitore aventurën te Partizani.

Ndërkohë në ‘Niko Dovana’, Teuta-Erzeni u fitua 0-1 nga shijakasit. Një derbi shumë i luftuar e pasur me raste, një gol i anuluar, dhe goli vendimtar i Kacbufit për miqtë.

Në minutën e 43′ Kahrimanoviçit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje ndërsa në të 79′ mesfushori kroat u bë sërish protagonist. Mesfushori dha asistin Kacbufit i cili e ktheu në golin me vlerën e tri pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!