Laçi-Skënderbeu (Live)

Përshendetje lexues të ‘Sportiim.al’, do të jeni me mua Isuf Myrtaj për momentet kryesore të ndeshjes Laçi- Skënderbeu (14:00), java e 8-të Abissnet Superiore.

Laçi- Skënderbeu 2-0 final

——————————————————-

42′: Gol Laçi shënon Kordiero Melo 1:0

Aksion nga e djathta me protagonist Tresën, teksa pason te Ujka i cili me një prekje gjën në hyrje të zonës Melon, goditja e tij tokazi në krahun e djathtë të portierit Alia

56′: Gol Laçi shënon Sobovale 2-0

Aksion nga e majta për kurbinasit topi në këmbët e Qatos goditja e fortë me topin që përplaset në shtyllën pingule të portierit Alia. Top i kthyer, me Sobovale që shtyn nga afër për golin e dytë bardhezi dhe të 5-tin personal

——————————————————-

Intereseim i ulët në shkallë, moti perfekt për një duel futbolli në impiantin i cili gjëndët në kushte optimale.

Te Laçi me Mirel Josën në ndeshjen e parë, para tifozerisë bardhezi (debutoi ndaj Tiranës javën e kaluar), në fushë formacioni TIP ndërsa te Skënderbeu rikthehet Dumfur ndërsa për shkak kartonësh mungon anësori Shaqe.

Bardhezinjtë në kuotën e 10 pikëve ndërsa bardhekuqtë në kuotën e 12 pikëve. Fitorja eventuale për secilën skuadër, pavarësisht zhvillimëve të javës (në 18:00 dy sfidat e fundit) e vendos automatikisht fituesin në vend të dytë.

Paraprakisht janë zbardhur formacionet zyrtare:

Laçi: Dajsinani, Kurti, Dajko, Paolo Zhunior, Qato, Kryeziu, Manellari, Tresa, Ujka, Melo, Sobovale. Tr: Mirel Josa

Skënderbeu: Alia, Ramos, Randi, Prençi, Frashëri, Liço, Rabiu, Pecani, Gerxho, Nikaj, Rashica.Tr: Ivan Gvozdenoviç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!