Klasikja në Kukës, Vllaznia me rikthime, Tirana me pamjen e …Ahmatajt

Egnatia- Dinamo ngriti siparin e javës së 8-të Abissnet Superiore ndërsa sot në fushë po për këtë javë klasikja Vllaznia- Tirana. Kjo ndeshje për shkak të punimëve në fushën e “Loro Boriçi”-it do të luhet në “Kukës Arena” të Kukësit. Ajo do të startojë në 14:00.

Ndërkaq shkodranët pritës kanë vuajtur së tepërmi këto javë të para nga dëmtimet dhe trajneri Migen memelli ka mundur të alternojë apo përshtasë lojtarë të caktuar në çdo repart. Nisur që nga porta e kryesisht në repartin e prapavijës. Sidoqoftë sot do të ketë në dispozicion anësorët Smajli dhe Hakaj duke lehëtsuar disi problemet në skuadër.

Në anën tjetër Tirana e zhvillimëve të mëdha të javës. Dy humbjet radhazi të bardhebluve e kryesisht ajo e fundit me Laçin (0-3) kanë shtrënguar drejtuesit të pezullojnë trajnerin Shehi e të emërojnë provizorisht Juljan Ahamatajn. Në këtë debutim (hera dytë që drejton bardheblutë) elbasanasi pritet të vendosë ‘rregull’ ndërsa që nga porta por dhe te repartet e tjera priten ndyshime. Kjo ndeshje do të gjykohet nga ndërkombëtari Enea Jorgji.

Java mbyllet të dielën (nesër) me tri takimet: Laçi-Skënderbeu 14:00, Teuta- Erzeni 18:00 dhe Partizani- Kukësi 18:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!