Egnatia mposht Dinamon…nis shkëputjen

Abissnet Superiore:
Egnatia – Dinamo 3-0 (Paulaskas 26′, Zejnullai 31′, Ahmetaj 87′)

Egnatia – Dinamo ishte sfida që i dha startin javës së tetë Abissnet Superiore. Rrogozhinasit u kthyen te fitorja si dhe arritën të gozhdonin vendin e parë në klasifikim pasi mposhtën 3-0 Dinamon.

Vendosën golat e Paulaskas në minutën e 26′-të, supergoli i Zejnullait në të 31′-tën dhe ai i Ahmetajt në limite. Minutat e pjesës së dytë kthehen në malore për kryqytetasit që duket se dorëzohen pas 2 golave të pësuar në fraksionin e parë e akoma më shumë pas daljes me të kuq të Krasniqit.

Egnatia e Edlir Tetovës është kryesuesja e klasifikimit me 16 pikë, ndërsa Dinamo pozicionohet i parafundit me 7 pikë në një situatë aspak komode sa i përket objektivave të vetë ekipit./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!