Hasani i dhuron tri pikë Tiranës në klasike

Debuton me fitore Juljan Ahmataj, Tirana kthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi… vendi i dytë.

Klasikja e Shqipërisë, Vllaznia – Tirana, ishte sfida e radhës për javën e tetë Abissnet Superiore. Në stadiumin e Kukësit u luftua shumë me kuqeblutë që goditën shtyllën e luajtën për disa minuta me një futbollist me pak por gjithçka u ngjyros bardheblu në sekondin e fundit të sfidës.

Përpjekje nga ana e kuqebluve por për shkodranët goli duket shumë larg. Tirana e Ahmatajt u shfaq disi më kërkuese në ndryshim nga përballja e kaluar me Laçin e në raport me shkodranët, por finalizimi i rasteve bëhet shumë i vështirë për bardheblutë.

Në ndihmë vjen vetëm Florent Hasani që zgjohet në frymën e fundit për të zgjuar dhe festën e kryeqytetasve, teksa në kampin shkodran pllakos heshtja.

Tirana ngjitet e dyta në klasifikim me këtë fitore në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Vllaznia renditet e pesta me 9 pikë.

Sakaq, Kategoria e Parë ka mbërritur në javën e saj të shtatë ku Bylis vijon e udhëheq renditjen pas fitores së vështirë 2-3 në përballjen emocionuese ndaj Vorës ku u regjistruan dhe 2 kartonë të kuq.

Fitore edhe për Flamurtarin që zhyt në krizë Besën e Kavajës, ndërsa Apolonia ngjitet e dyta pasi kaloi Tomorin me lehtësi. Lushnja provon të ringrihet dhe ia del me 3 pikët ndaj Luzit 2008.

Abissnet Superiore, Java 8:
Vllaznia – Tirana 0-1 (Hasani 90’+7′)

Kategoria e Parë:
Vora – Bylis 2-3
Lushnja – Luzi 2008 2-1
Apolonia – Tomori 4-1
Besa – Flamurtari 1-2/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!