Dinamo- Vllaznia pa fitues, nesër mbyll Tirana-Laçi

Abissnet Superiore:
Dinamo – Vllaznia 1-1 (Bardhi 84’/ Balaj 51′ pen)

Tjetër rezultat pa vlerën e tri pikëve për Dinamon dhe Vllazninë në këtë javë të shtatë Abissnet Superiore. Në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena” takimi u përshkrua nga faza në nivelin mesatar dhe në fund dy skuadrat me 27 trofe (Dinamo 18 dhe Vllaznia 9) ndanë pikët.

Fraksioni i parë i sfidës u mbyll pa gola me skuadrat që u treguan të kujdesshme e me miqtë që provuan më shumë. Me nisjen e së dytës panorama e këtij takimi do të ndryshojë.

Një ndërhyrje e gabuar e Rexhepit ndaj Ildi Grudës i dhuron një penallti Bekim Balajt që do ta shndërrojë atë në gol për avantazhin e kuqebluve.

Do të administrojnë mirë shkodranët deri pak minuta nga përfundimi i takimit, por Bardhi ka rezervuar diçka pikërisht për në fund duke realizuar golin e barazimit e duke siguruar 1 pikë për kryqytetasit, të cilët e mbyllën me 1 lojtar më pak pas daljes me të kuq të Zabërgjës.

Tre skuadra me pikë të barabarta në fund të tabelës, mes tyre dhe Dinamo që mbetet te zona e kuqe ndërsa Vllaznia ngjitet e katërta.

Nesër në program sfida e fundit, Tirana – Laçi në 14:00. Foto: Fatmir Popja; Përgatiti Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!