Tirana pret Laçin, gjykon Cjapi

Klubi bardheblu do të nderojë me një minutë heshtje (në fakt dy skuadrat në fushë), ndarjen nga jeta të legjendës së Tiranës, Osman Mema

Tirana- Laçi figuron ndeshja e vetme e ditës së sotme në Abissnet Superiore. Ajo do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” duke nisur nga ora 14:00 dhe prakitikisht mbyll sfidat e xhiros së 7-të të kampionatit superior.

Te kampi bardheblu, situta është në përmirësim pasi edhe pse dështuan me Erzenin javën e 5-të (0-1) dhe shtynë derbin me Partizanin (java e 6-të), kontigjenti në dispozicion të trajnerit Shehi sa vjen dhe përmirësohet.

Puna e kryer në afro 10 ditë, rekuperimi i plotë i Ardit Deliut por dhe riaftësimi thuajse përfundimtar i sulmuesit Patrik Robson rrisin besimin se ndaj kurbinasëve do të mbërrihet te tri pikët. E tha vetë tekniku në konferencë: “Duhet të fitojmë ndaj kurbinasëve…”.

Përballë do të jetë ekipi bardhezi me Mirel Josën në debutim. Humbja e papritur javën e kaluar me Dinamon ka trazuar disi atmosferën te kampi kurbinas por një ekspert si Josa pritet të “shkundë” shpejt futbollistët e të nxjerrë kartat fituese. Laçi i ka të gjithë futbollistët në dispozicion.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga arbitri Kreshnik Cjapi

Java e 7-të Abissnet Superiore:

Sot:

Tirana- Laçi 14:00

Të luajtura:

Egnatia-Teuta 0-1

Skënderbeu- Partizani 1-0

Kukësi- Erzeni 2-1

Dinamo City- Vllaznia 1-1/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!