La Torre dy gola, Kukësi kalon Erzenin

Xhiroja e shtatë e kampionatit shqiptar ka vijuar me një tjetër takim mjaft interesant si ai mes Kukësit dhe Erzenit. Verilindorët ia dolën të kalonin me përmbysje dhe jo me pak vështirësi shijakasit në shifrat 2-1.

Përballja nisi më mirë pës miqtë të cilët u hodhën drejt sulmit për të mbërritur më pas te goli i minutës së 30′-të që mban firmën e Maliqit. Provon të përgjigjet Kukësi, por sa i përket pjesës së parë vendasit nuk ia dalin.

Minuta deri diku të barabarta për skuadrat me startin e fraksionit të dytë por radhën për të shënuar e kanë verilindorët. La Torre është ai që rikthen baraspeshën pas një goditjeje nga këndi duke ringjallur shpresat për ekipin e Nicës.

Dhe sërish ai, La Torre, do të jetë protagonist në minutën e 85′-të kur dhe do të gjejë golin e dytë personale dhe atë të përmbysjes që do të përkthehet në 3 pikë për ekipin e Kukësit.

Pas kësaj fitoreje, Kukësi mbërrin në kuotën e 7 pikëve por nuk i largohet zonës së kuqe, ndërsa Erzeni mbetet i gjashti me 8 pikë.

Abissnet Superiore, Java 7:
Kukësi – Erzeni 2-1 (La Torre 67′, 85’/ Maliqi 30′)

Kategoria e Parë, Java 6:
Luzi 2008 – Vora 0-1
Burreli – Besa 4-1
Flamurtari – Apolonia 0-0
Korabi – Elbasani 2-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!