Bundesliga/ Leverkusen i pari, Shtutgart e ndjek
Bundesliga njeh dhe njëherë forcën e Bayer Leverkusën të trajnerit Çabi Alonso. “Aspirinat” thyen 0-3 Mainz në ndeshjen e javës së 6-të duke marrë kryesimin e kampionatit gjerman.
Befason dhe Shtutgart ndërsa fiton 0-2 ndaj Këlnit jashtë, dhe pozicionohet i dyti. Surprizë dhe te sfida Heidenheim- Union Berlin me kryeqytetasit që bien 1-0 në fushën e debutesit të këtij sezoni.
Ja del Volfsburg me Eintraht 2-0 ndërsa derbi Bohum- B’Gladbah u mbyll 1-3. Këto çaste ka nisur supersfida Lajpcig- Bajern Mynih…
Java e 6-të:
Mainz-Leverkusen 0-3
Këln- Shtutgart 0-2
Heidenheim-Union Berlin 1-0
Volfsburg-Eintraht 2-0
Bohum- B’Gladbah 1-3
Lajpcig- Bajern Mynih 0-0 kohë reale