Alonso/ Kontratë e veçantë, spanjolli i lirë për te Real…
Ksabi Alonso ka rrëmbyer skenën e trajningut europian duke u katapultuar në nivelet e pjacës së lartë. Spanjoli që nga edicioni i kaluar e ka shndërruar skuadrën e Leverkusenit në një makinë perfekte duke i kthyer lavdinë e dikurshme.
Në adresë të teknikut, kanë vëshshuar lumë ofertash por trekniku i skuadrës që kryeson Bundesligën, nuk nxiton. Sipas “Sport BILD”, trajneri i Bayer Leverkusenit, ka një klauzolë interesante në kontratë me ‘aspirinat’.
Bëhet e ditur se kontrata e Alonsos e lejon të largohet nga Leverkuseni me parametra zero në vitin 2024 por kjo klauzolë vlen vetëm për tre klube, ku ka luajtur si futbollit.
Ata që mund ta marrin verën e ardhëshme falas janë Real Madrid, Liverpul dhe Bajern Mynih me të cilat ka luajtur plot reputacion e suksese.