Bonuçi finalizon akordin me Union Berlin
Leonardo Bonuçi nis aventurën e re te Union Berlin në Bundesligë. Ish-mbrojtësi i Juventusit ka realizuar një marrëveshje me gjermanët dhe do të zbarkojë në kryeqytetin gjerman në mbrëmje për vizitat e zakonshme dhe nënshkrimin e kontratës.
Mbrojtësi pritet të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare, duke u rikthyer të luajë në Champions League në vitin kur Juventus me të cilin mbylli sezonin do të mungojë. Gjermanët mundën konkurrencën e Lacios që gjithashtu donte sherbimet e veteranit 36 vjeçar të lindur në Viterbo.
Drejtori sportiv i Berlinit, Runhert, kishte shpallur zyrtarisht interesimin e tij për mbrojtësin italian, duke njoftuar se vendimi do të merrej të premten e javës së kaluar, një marrëveshje që tashmë është realizuar.
Lojtari do të jetë shok skuadre me Robin Gosens, një ish-lojtar i Interit dhe Atalantës, i cili sapo është transferuar në Berlin, teksa debutoi me dy gola.