Rikthehet Maks, Pole në Japoni

Pas një jave ‘Jo’, Maks Verstapen rikthehet sërish prozagonist teksa këtë mëngjes mori pole position për Çmimin e Madh të Japonisë. Koha e holandezit me Red Bull- një minutë, 28 sekonda dhe 877 të mijëtat.
Kampionit të dyfishtë në F1 do t’i bashkohet në rreshtin e parë Oskar Piastri, me një vonesë prej më shumë se gjysmë sekonde (581 të mijëtat).
Radha e dytë për McLaren-in tjetër të Lando Norris (+0.616) dhe për më të mirët e Ferrarit, Sharls Leklerk (+0.665) nën hetim me Zhou dhe Valteri Botas por u penalizua në fund të kualifikimeve pasi nuk respektoi afatin kohor në fazën e parë të kualifikimit.
Rreshti i tretë për Serxhio Perez me Red Bull-in tjetër (+0,773) dhe për Karlos Sainz, me një vonesë nga pole afër të dytit: 973 të mijëtat.
Me 7 gara nga fundi, Botërori i Formula1 udhëhiqet nga Verstapen me 374 pikë. Ndjekin Perez me 223 dhe Hamilton me 180 pikë.
Gara zyrtare e Japonisë nesër në 07:00./Sportiim.al/