Verstapen vendimtar, Red Bull kampion për Konstruktorë
Maks Verstapen tani ka kohën e duhur për të dhënë autografë suksesi. Me fitoren e Çmimit të Madh në Suzuka ai i jep Red Bull titullin e tyre të gjashtë të konstruktorëve ndërsa vetë shkon drejt titullit të tretë radhazi si kampion bote në Formula 1.
Në podium me kampionin holandez Lando Norris dhe Oskar Piastri (podiumi i parë në GP për australianin).
Ndërkaq Sharls Leklerk me Ferrari, kap vendin e katërt pas McLarens. Vendi i pestë për Luis Hamilton i cili i paraprin pilotit tjetër të Ferrarit Karlos Sainz dhe shokut të tij të skuadrës Xhorxh Rasëll.