Bylis i pandalshëm, fiton Korabi, zgjohet Lushnja

Luhet edhe në inferiore aty ku ka trokitur java e katërt me katër sfidat e para. Bylis fitoi në limite me përmbysje ndaj Luzit 2008 në transfertë dhe ngjitet të udhëheqë tabelën e klasifikimit.

Humbje zhgënjyese për Kastriotin përballë Tomorit. Krutanët mbeten shumë pranë zonës së rrezikut, ndërkohë që beratasit janë të dytët.

Nuk di të ringrihet as Burreli që mposhtet pastër në shtëpi nga Lushnja, ndërsa Korabi arriti të kalonte Besën në një sfidë që nisi pak më vonë se orari i parashikuar për shkak të vonesës së arbitrave.

Dy sfidat e mbetura të kësaj jave do të zhvillohen nesër me Flamurtari – Korabi në 16:00 dhe Elbasani – Apolonia në 19:00.

Kategoria e Parë, Java 4:
Tomori – Kastrioti 1-0
Luzi 2008 – Bylis 1-2
Burreli – Lushnja 0-2
Korabi – Besa 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!