AF Elbasani përbys Apoloninë dhe kap kreun

Pas ndeshjes së orës 16:00, luajtur në stadiumin “Flamurtari” ndërmjet Flamurtarit dhe Vorës mbyllur 2-1 për vendasit, në mbrëmje Kategoria e Parë luajti dhe sfidën e fundit të javës së 4-ët.
Në “Elbasan Arena” Akademia e Futbollit Elbasani u përball me Apoloninë e Fierit në një duel mjaft luftarak e spektakolar. Tej mbështetjes së madhe të verdhebluve në tribuna (me ndonjë flakadan në fushë), në fushë miqtë surprizuan që në fillim në minutat 4′ dhe 5′ duke i dërguar shifrat në 0-2.
Reagimi i skuadrës së Nevil Dedes ishte i shpejtë pasi në 18′-ën Karakaçi ngushtoi shifrat në 1-2. Në pjesën e dytë të 4000 të pranishmit e kësaj sfide, shijuan golin e bukur të Kasës për 2-2. E gjitha ngjau në të 63′ me shifrat që nuk ndyshuan deri në fund.
Për të ardhur në minutat shtesë aty ku në të 90+6 te festa e golit të tretë. Heroi një tjetër Kasa (Arzen) 3-2 final.
Formacionet startuese:
AF Elbasani: Kuka, Pere, Telushi, Kasa, Hoxhaj, Ivan, Karakaçi, Hasani, Greca, Lleshi, Flores. Tr: Nevil Dede
Apolonia: Harizaj, Asllanaj, Ndubuisi, Repaj, Hebeja, Orelesi, Shanaj, Bejzade, Maksuti, Trifoni, Umeiego. Tr: Jeraj Rodriges.
Java e katërt, Kategoria e Parë:
Sot:
Flamurtari-Vora 2-1
AF Elbasani- Apolonia 3-2/Klevis Bejkolli-Sportiim.al/