Superiore/ Statistika premtuese pas tri xhirove, sot akti i katërt

51 gola në tri javë kampionat, në total 14 ndeshje, janë një start mbresëlënës në Abissnet Superiore e cila sot zhvillon një takim nga akti i 4-ët sezonal.
Në këto javë bëjnë dallim skuadra si Laçi, Tirana, Egnatia dhe Erzeni të cilat kanë shënuar së bashku 33 herë me kurbinasit në kuotën e 9 golave dhe tri të tjerat nga 8 herë. Skuadrat që kanë pësuar më shumë janë Kukësi dhe Erzeni nga 9 dhe Teuta 8-të gola.
E vetmja skuadër e cila ende nuk ka shijuar pikën e parë figuron Kukësi. Golashënuesi më mirë Rafael Duamena (Egnatia) me 5 gola. Rezultati më i thellë në këto 3 xhiro i përket ndeshjes Laçi- Teuta (6-1) teksa në 14 ndeshje ka vetëm një barazim pa gola; Vllaznia- Partizani (java e dytë 0-0).
Vendi i parë në tabelë Tirana me 7 pikë. Ndjekin Skënderbeu dhe Egnatia me 6-të. Partizani-Teuta për t’u rekuperuar më 4 tetor në ‘Arenën e Demave’.
Java e katërt nis sot në orën 16:00 me duelin Erzeni- Dinamo (në Rrogozhinë)./Sportiim.al/