Dinamo bie sërish, katër sfida barazim në inferiore

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Nga Rrogozhina ka marrë startin java e katërt Abissnet Superiore me takimin Erzeni – Dinamo. Shijakasit prekën fitoren e parë pikërisht ndaj kryeqytetasve që ndalen pas triumfit me Kukësin.

Pjesë e parë me ritëm por vetëm me një episod, golin e vendasve. Ishte Maliqi ai që shënoi në minutën e 26′-të për ta mbyllur fraksionin e parë në avantazh.

E dyta do të nisë me gol për Dinamon ku protagonist ishte Zabërgja e më pas miqtë do të dominojnë duke krijuar një sërë rastesh të mira për të përmbysur shifrat.

Në fakt ndodh e kundërta pasi në momentin më të mirë të kryeqytetasve, këta të fundit ndëshkohen me 11-metërsh dhe Kahrimanoviç i pagabueshëm i dhuron fitoren ekipit të tij.

Sakaq, katër duele të javës së tretë të Kategorisë së Parë u mbyllën pak më parë. Asnjëra prej ndeshjeve nuk njohu fitues mes tyre dhe Kastrioti – Flamurtari ku rrjetat mbetën të paprekura. Zhgënjejnë sërish vlonjatët të cilët ndëshkohen dhe dy herë me të kuq brenda kësaj sfide.

Ndalet edhe Bylis në këtë xhiro të tretë me Tomorin që i rrëmben 1 pikë ballshiotëve, teksa dhe Apolonia – Besa përfundoi në shifrat 1-1. Sakaq, nuk ka gola as në Luzi – Korabi me dy takimet e fundit që do të luhen ditën e nesërme.

Abissnet Superiore, Java 4:
Erzeni – Dinamo 2-1 (Maliqi 26′, Kahrimanoviç 78′ pen / Zabërgja 55′)

Kategoria e Parë, Java 3:
Luzi 2008 – Korabi 0-0
Bylis – Tomori 1-1
Kastrioti – Flamurtari 0-0
Apolonia – Besa 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!