Erzeni pret Dinamon, java në tri ditë

Do të nisë java e 4-të Abissnet Superiore. Hap këtë xhiro sot dueli Erzeni- Dinamo ndërsa nesër dhe të martën ndeshjet e tjera të kalendarit javor.

Shijakasit me strehë pritëse këtë edicion në Rrogozhinë, numërojnë dy pikë në tre javë kurse Dinamo tri pikë në po aq ndeshje.

Ndërkohë të hënën radha e Kukësi- Tirana dhe Partizani- Egnatia. Verilindorët e kanë nisur mjaft keq këtë edicion pas tre ndeshjesh ende nuk kanë marrë pikën e parë. Tirana udhëton drejt ‘Kukës Arena’ si kryesuese e edicionit të 85-të futbollistik me 7 pikë.

Sakaq Partizani- Egnatia (18:30) konsiderohet si sfida e madhe e javës. Të kuqtë me një ndeshje për të rekuperuar (4 tetor ndaj Teutës), po përndiqen nga dëmtime e mungesa në këtë start pasi Sembene, Maget, Viktor Da Silva, Mensah e ndoshta dhe Hadroj vështirë të jenë në dispozicion të Zekiç.

Java mbyllet të martën me dy duele vërtet interesante. Laçi-Vllaznia dhe Teuta- Skënderbeu ngjajnë me takime derbi e konfirmimi.

Java e 4-ët Abissnet Superiore:

Sot: 16:00

Erzeni- Dinamo

Të hënën:

Kukësi- Tirana

Partizani- Egnatia

Të martën

Laçi-Vllaznia

Teuta- Skënderbeu /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!