Ritëm i lartë, Vllaznia- Partizani pa gola
Abissnet Superiore, java e 3-të: Vllaznia- Partizani 0-0
Vllaznia – Partizani pa fitues në ‘Loro Boriçi’. Dy skuadrat e njohura shqiptare dhuruan ritëm të lartë loje teksa në 90′ krijuan, goditën shtyllën por goli u duk “mollë e ndaluar”.
Në fushë shkodranët e nisën me vrull dhe mund të përfitonin që në startin e sfidës me rastet që krijuan por edhe me kartonin e kuq të Maget pas vetëm 14 minutash. E kur dukej se kuqeblutë do të bënin diferencën, në fakt, ishte Partizani ai që arriti të rrezikojë seriozsht në disa raste teksa në këtë pjesë goditën traversën me anë të Rrapajt,
Në pjesën e dytë Vllaznia mori iniciativën por sikundër dhe në të parën vuajti shumë finalizimin para porte. Pika kulmore ishte në fund kur portieri Hoxha ndali një top gol të Esat Malës.
Nga ana e tij Partizani pati dy mundësi të arta në fund me Mba por dhe Qarri u tregua në lartësi. Fundi i drejtë, vetëm 0-0./Sportiim.al/