Tirana kap kreun, Skëndebeu…

Abissnet Superiore, Java 3:
Tirana – Skënderbeu 3-1 (Kaina 44′, Qefalija 76′, Hasani 90’+8’/ Nikaj 2′)

Java e tretë Abissnet Superiore ka vijuar me një tjetër duel, atë midis Tiranës dhe Skënderbeut. Ekipi i Shehit fitoi me përmbysje ndaj juglindorëve në shifrat 2-1.

Takimi në “Selman Stermasi” nisi me gol që në minutën e dytë me miqtë korçarë që kaluan në avantazh falë iniciativës së Nikajt. Provon të reagojë Tirana por për bardheblutë goli do të vonojë.

Vetëm një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt të fraksionit të parë Kaina tundi rrjetën e korçarëve duke rikthyer dhe një herë shifrat në baraspeshë totale.

Sakaq, peshorja anon nga vendasit gjatë pjesës së dytë jo vetëm në lojë, por edhe në shifra kur Qefalija realizoi golin e përmbysjes, teksa në shtesë Hasani shënoi dhe të tretin të vërtetin si për t’i vënë vulën fitores.

Ndalet kështu Skënderbeu pas dy fitoresh radhazi, ndërsa Tirana nuk del pa pikë as nga kjo përballje duke u ngjitur në krye të klasifikimit. Pas pak Vllaznia – Partizani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!