Doçi nuk mjafton, Vllaznia jashtë Champions

Champions League Femra, kualifikuese:
Vllaznia – Valur 1-2

Vllaznia e femrave i thotë “lamtumirë” Champions League në turin e dytë kualifikues pasi u mposht në “Loro Boriçi” nga skuadra islandeze e Valur në shifrat 1-2.

Ndeshje jo nga më të mirat për vazjat shkodrane që pasi kaluan Hajvalinë e Kosovës u dorëzuan në provën e dytë. Një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën pësuan kuqeblutë duke mos mundur të rishkruajnë historinë e sezonit të shkuar.

Pavarësisht humbjes, nuk mund të mungonte goli i zakonshëm i të zakonshmes Megi Doçi që ngushtoi shifrat kur po ekzekutoheshin minutat e shtesës. Shumë pak kohë në dispozicion për të bërë diçka me shkodranet që u zgjuan vonë dhe reaguan kur sekondat ishin drejt përfundimit.

Kujtojmë se një vit më parë Vllaznia arrit të prekte grupet e të përballej me ekipe si Real Madrid, PSG dhe Çelsi, ndërsa këtë edicion vajzat kuqeblu ndalen vetëm një hap larg fazës “play-off”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!