Nis magjia e Champions ‘grupeve’, Milan-Njukasëll sfida e madhe

Do të nisë sot faza e grupeve të Champions League. Magjia e futbollit europian në fushë me tetë duele klasi.
Ata nisin me dy duelet e pasdites që luhen në orën 18:45, Milan-Njukasëll dhe Jang Bojs-Lajpcig e cila për herë të parë në histori gjykohet nga arbitra shqiptarë. Në “San Siro”, me Njukasëll kthehet Sandro Tonali…
Ndërkohë në mbrëmje në orën 21:00, do të luhen 6 sfidat e tjera të ditës.
Në fushë edhe kampionët në fuqi. Në “Etihad”, Mançester Siti pret sebët e Crvena Zvezdas. Barcelona do të përballet me Antverp të Arbnor Mujës por dhe PSG-Dortmund dhe Lacio-Atletiko Madrid, Fejnord-Selltik e Shahtjor Donjetsk-Porto.