Femra/ Vllaznia e nis mbarë, kalon Hajvalinë në Champions

Champions League Femra, kualifikuese:
Vllaznia – Hajvalia 4-2

E radhës me Valur, nëse ia dalin shkojnë në fazën Play Off.

Ka nisur Champions League për femra dhe ashtu si çdo sezon tjetër është Vllaznia skuadra që përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion. Në turin e parë kualifikues vajzat shkodrane u përballën me Hajvalinë e Kosovës në “Loro Boriçi” ku fituan 4-2.

Vllaznia tregoi sërish karakter dhe eksperiencë në fushë duke ia dalë me sukses të kalojë kundërshtaret e turit të parë. Për kuqeblutë shënuan Berisha (2x), Gjini dhe Bashka, teksa kosovaret provuan dy herë të ngushtonin shifrat me Misinin dhe Mahmutin.

Prova e radhës për Vllazninë në turin e dytë kualifikues do të jetë skuadra islandeze e Valur me shkodranet që do të kërkojnë të përsërisin historinë e sezonit të shkuar ku mbërritën deri në grupe./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!