Shorti i Champions, Grupi F pa favorit

Në Monako me start orën 18:00, mes emrave të rëndësishëm të historisë së futbollit, u hodh shorti përcaktues i grupeve të Champions Leauge. 32 skuadrat më të mira në Europë u ndanë në tetë grupe me nga katër të listuara si më poshtë.

Grupi i ferrit do të jete vetë Grupi F ku bëjnë pjesë PSG, Borusia Dortmund, Milan dhe Njukasëll Junajtid. Luftë e hapur për dy bileta të rëndësishme në këtë grup, por jo vetëm pasi interesante duket gara edhe në Grupin D dhe E.

Grupi A:
Bajern Mynih
Mançester Junajtid
Kopenhagë
Gallatasaraj

Grupi B:
Sevilja
Arsenal
PSV Eindhoven
Lens

Grupi C:
Napoli
Real Madrid
SC Pragë
Union Berlin

Grupi D:
Benfika
Inter
Salsburg
Real Sociedad

Grupi E:
Fejnord
Atletiko Madrid
Lacio
Sëlltik

Grupi F:
PSG
Borusia Dortmund
Milan
Njukasëll Junajtid

Grupi G:
Mançester Siti
Lajpcig
Crvena Zvezda
Jang Bojs

Grupi H:
Barcelona
Porto
Shahtjor Donjetsk
Antverp

Ndeshjet e grupeve për Ligën e Kampionëve do të zhvillohen duke filluar nga 19 shtatori e deri më 13 dhjetor, ndërsa nesër do të jetë radha e Europa Leauge dhe Conference Leauge për të përcaktuar ndarjen në grupe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!