Gvozdenoviç zgjat kontratën me Skënderbeun

I’u bashkua si trajner korçarëve edicionin e kaluar kur Skënderbeu kërkonte ngjitjen në Abissnet Superiore. Serbi Ivan Gvozdenoviç, jo vetëm që përmbushi objektivin por në dy javë në Superiore me skuadrën e tij ka marrë 6 pikë.

Nuk ka vonuar dhe Ardian Takaj ndërsa presidenti i klubit i ka ofruar zgjatjen e bashkëpunimit. Klubi e njofton në rrjete sociale.

Njoftimi në Facebook:

Ivan Gvozdenovic edhe 3 vite bardhekuq!

Trajneri ka rinovuar kontratën me klubin e Skënderbeut dhe do vijojë të jetë pjesë e jona dhe për një kohë të gjatë. I urojmë suksese trajnerit tonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!