Rikthehet Superiorja, nis Egnatia, sot dhe Dinamo

Erga Kenga

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Kombëtares kuqezi në Grupin E të kualifikuesëve për ‘Euro 2024’, futbolli shqiptar ecën me javën e tretë Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë.

E ndarë në tri ditë, Superiorja do të ketë në program dy takime këtë të mërkurë dy të tjera të enjten dhe mbyll me një përballje të premten.

Do të hapë javën sfida Egnatia- Erzeni e cila do të luhet në Rrogozhinë dhe ka si start orën 16:00. Po sot në ‘Elbasan Arena’ dueli Dinamo- Kukësi (19:00).

Egnatia- Erzeni:

Te ndeshja e parë skuadra e Egnatias niset si favorite me kontigjentin e plotë dhe me dyshen sulmuese Duamena- Paulauskas në formë optimale. Madje lituanezi arrtiti të shënojë dy gola për përfaqësuesen e tij teksa për Grupin G (Euro 2024) i shënoi fillimisht Malit të Zi dhe tri ditë më vonë Serbisë.

Me trajnerin Tetova ende të pezulluar nga Disiplina, ndihmësi i tij Julian Brahja do të tentojë me të tijtë suksesin e dytë radhazi.

Në anën tjetër Erzeni inkurajues i këtyre dy javëe të para. Shijakasit të vonuar me fazën përgatitore të verës ia dolën të shfaqen të fortë në këtë start teksa kanë marrë dy barazime. Për teknikun Deliallisi të gjithë të gatshëm.

Dinamo-Kukësi:

Luhet në Elbasan dhe ky duel i përket dy skuadrave që ende nuk kanë firmosur pikën e parë. Blutë e Dinamo City, edhe pse kanë kryer revolucion në drejtim, organikë, imazh e kanë përfunduar ndërtimin e një fushe sintetike në Arbanë (Tiranë), vuajtën pikët të cilat pritet të vijnë sot ndaj një tjetre skuadre që endet në fund si Kukësi.

Verilindorët larguan Hallaçin fill pas humbjes së javës së dytë me Egnatian dhe timoni i është besuar një tjetër trajneri të larguar që pas javës së parë (nga Laçi) si Stavri Nica.

Java e 3-të Abissnet Superiore:

Sot:

Egnatia- Erzeni 16:00

Dinamo-Kukësi 19:00 (në Elbasan)

Të enjten:

Tirana- Skënderbeu 15:00 (‘Selman Stërmasi’)

Vllaznia- Partizani 18:00

Të premten

Laçi- Teuta 16:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!