Superiorja në dy javë, e treta të mërkurën…

Me Partizani- Teuta për t’u rekuperuar, edicioni i 85-të Kombëtar Abissnet Superiore’, mbylli 180 minutat e para.

Surpriza vjen nga juglindja dhe emri është Skënderbeu. Skuadra e famshme e viteve 2000, pas ndalimit 10 vjeçar nga UEFA për t’u përfaqësuar në Europë (2016 -2026) pas ngjites në Superiore këtë sezon, e ka nisur me 6 pikë të plota. Pak kush ka besuar…

Mirë ka nisur edhe Tirana e Vllaznia me bardheblutë që në dy takime jashtë shtëpie kanë mbledhur 4 pikë. Po aq dhe Vllaznia me një shtëpiake dhe një transfertë.

Pozitive paraqitja e Erzenit. Dy barazime dhe një super Mihana që udhëheq (së bashku me Balaj) listen e golashënuesëve (3) ka lënë pas krahëve vonesën në organizim.

Kahu i kundërt lidhet me fundin pasi Kukësi dhe Dinamo ende nuk kanë provuar shijen e pikëve. Nëse blutë luajtën mirë dhe te shifrat e tyre pati ndikim arbitrimi i kontestuar (te të dyja takimet), verilindorët kryesisht në përballjen e fundit me Egnatian lanë shumë për të dëshiruar.

Java e tretë luhet të mërkurën dhe të enjten e ardhëshme më 13-14 shtator.

Kalendari i javës së tretë 13-14 shtator 2023:

Dinamo-Kukësi

Egnatia- Erzeni

Laçi- Teuta

Tirana- Skënderbeu

Vllaznia- Partizani/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!