Shkëlqejnë Muçi e Cikalleshi, Rashica goli i parë me Beshiktash

Sokol Cikalleshi gjeti golin me Koniaspor në fitoren 0-1 ndaj Bashaksehir. Kavajasi 33 vjeçar realizoi në të 53′ pas asistimit të brazilianit Guilherme.
Dy gola për një mbrëmje fantastike shënoi dhe 22 vjeçari tiranas Ernest Muçi në fitoren 3-1 të Legias së Varshavës ndaj Vidzev Lodz. Në këtë takim si Jurgen Çelhaka për vendasit ashtu dhe Juljan Shehu për Vidzev Lodz nuk u aktivizuan.
Superlativa mediatike dhe vlerësim me notë të lartë për Etrit Berishën në debutim me Empolin por dhe për lojen e Ylber Ramadanit te Leçe gjatë fundjavës.
Beshiktash kaloi 2-0 ndaj Sivaspor para tifozëve të saj në Stamboll, teksa Milot Rashica realizoi golin e dytë në këtë sfidë. Sulmuesi nga Vushtrria e nisi ndeshjen si titullar dhe qëndroi në fushë për 63 minuta duke dalë mes duartrokitjeve. /Sportiim.al/