Leonardo iku prej Berluskonit, Amrabat i betuar për ‘Djajtë’, Shamjkell shkon te Anderleht

Rikthehet të flasë Leonardo. Braziliani që ka bërë drejtorin sportiv te Milan përpara se të merrte frenat e PSG, deklaroi sot se ai u largua nga kuqezinjtë për shkak të Berluskonit. “Kam pasur probleme me të. U largova nga Milani pikërisht për shkak të asaj mosmarrëveshjeje, por mendoj se ishte edhe një moment i vështirë për Berluskonin. Ai ishte edhe kryeministër, shumë gjëra po ndodhnin…”

Sofjan Amrabat donte vetëm Mançester Junajtid me të cilët u bashkua së fundi. E konfirmon El Boustati, një nga agjentët e tij, i cili bën të ditur përmes rrjeteve sociale se ish-lojtari i Fiorentinës ka refuzuar çdo klub tjetër për të arritur te Djajtë e Kuq.

Konfirmohet aventura e re e Kasper Shmajkell (36 vjeç), i cili i dha lamtumirën Nicës në orët e fundit të merkatos franceze, duke ndërprerë kontratën për t’u nisur drejt Belgjikës. Ai nënshkroi për Anderlehtin një marrëveshje vjetore e cila përfshin opsionin për të vazhduar edhe një sezon.

Xhordan Henderson hedh akuza: Nëse njëri nga ata njerëz (Klop ose FSG) do të më thoshte: ‘Duam që të qëndroni’, atëherë ne nuk do ta bënim këtë bisedë. Në asnjë moment nuk u ndjeva i kërkuar nga askush për të qëndruar.”

I’u bashkua Arabisë Saudite te Al Itifaq me trajner Stiven Zherard./Foto Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!