Sainz pole në Monza, ‘Ronaldo 850’, Di Maria goli me Benfikën

Zoran Zekiç para Laçit: “Nuk kam patur shumë kohë për të ndjekur Laçin por nga sa kam parë është një skuadër mjaft e re dhe shumë dinamike. Nesër do të vijnë këtu për të luajtur pa presion. Dëshira e çdo trajneri është që skuadra të japë 100% në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje. Shpresoj që nesër të bëjmë një paraqitje të mirë, të fitojmë, e të pushojmë pak” .

Kristiano Ronaldo arrin shifren rekord 850 gola për klube e Kombëtaren luzitane. Sot realizoi per Al Nasr golin jubile ndaj Al Hazem në kampionatin e Arabisë Saudite.

Karlos Sainz arrin në provat zyrtare të F1 pole position për garën zyrtare të së dielës për Çmimin e Madh të Monzës në Itali. Pas tij, Verstapen dhe Leklerk.

Di Maria shënon dhe ndihmon Benfikën në fitoren 4-0 ndaj Vitoria Guimaresh në takimin e mbrëmjes në kampionatin portugez.

Projekti i Mauricio Poçetino te Çelsi nuk po funksionon. Sot publiku e vërshelleu pas sfidës së humbur 0-1 me Notingem Forest. Trajneri argjentinas flet për durim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!