Vora debutim spektakolar, Flamurtari del huq në Luz, Bylis tri pikë

Kategorinë e Parë ka nisur sot me katër takime që kanë ngritur siparin e edicionit 2023-2024, i cili vjen me risi ashtu si dhe Abissnet Superiore.

Vora e nisi me fitore ndaj Besës në shifrat 4-2 në një ndeshje të luftuar e të dominuar nga vendasit. Me 3 pikë nisi edhe Bylis i rrëzuar nga Superiorja përballë Burrelit të cilin e mposhti minimalisht 1-0.

Ndërkohë nuk munguan barazimet në këtë javë të parë me Flamurtarin që u ndal nga Luzi i Vogël dhe Tomorin e Korabin që nuk mundën të gjenin golin në përballjen mes tyre.

Sakaq, kjo xhiro e parë do të mbyllet nesër me Kastrioti – Elbasani dhe Lushnja – Apolonia, sfida këto që do të startojnë në 16:00.

Kategoria e Parë, Java e Parë:
Vora – Besa 4-2
Tomori – Korabi 0-0
Luzi 2008 – Flamurtari 1-1
Bylis – Burreli 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!