Starton Kategoria e Parë, kalendari dhe formula e re…

Këtë të shtunë do të startojë edhe Kategoria e Parë për edicionin futbollistik 2023/2024.

Në këtë edicion të ri që starton nesër 2 shtator teksa është planifikuar të mbyllet më 8 maj 2024 do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.

Në kampionatin e ‘Kategorisë së Parë’ do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, FK Vora, AF Elbasani.

Do të luhet me sistem vajtje-ardhje 2 fazat e para, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF.

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”, ndërsa e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës play-off për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Abissnet Superiore.

Në fund të sezonit rrëzohen 2 skuadrat e fundit ndërsa vendi i 9 dhe 10-të i nënshtrohen fazës play out me të dytat e Kategorisë së Dytë. Formati i edicionit 2024/2025 do të jetë me 12 skuadra.

Java e parë e kampionatit “Kategoria e Parë”, 2-3 shtator 2023:

Të shtunën:

15:00

Vora – Besa

16:00

Luzi 2008 – Flamurtari

Bylis – Burreli

Tomori –Korabi

Të dielën

16:00

Kastrioti – AF Elbasani  (në Fushë-Krujë)

Lushnja- Apolonia (në Elbasan Arena)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!