AF Elbasani nis në transfertë, Lushnja pritëse në Elbasan

Kastrioti-AF Elbasani dhe Lushnja- Apolonia janë dy takimet e fundit të javës së parë në Kategori të Parë. Zhvillimet intensive në merkato te të dyja klubet evidente me verdhë e blutë e Nevil Dedes dukshëm favoritë për të kaluar.

Elbasanasit kanë afruar shumë futbollistë që kanë luajtur në Superiore dhe si për koinçidencë gati gjysma e tyre vijnë nga radhët e krutanëve të edicionit të kaluar. Për Ndreun, trajnerin e njohur të rikthyer te krutanët misioni sot në Fushë-Krujë për t’i marrë më të mirën grupit të ri të grupit.

Një tjetër sfidë e inferiorëve luhet në fushë asnjënëse. Në ‘Elbasan Arena’ po në 16:00, Lushnja e Gugash Maganit pret Apoloninë e Fierit të teknikut spanjoll Jeraj Rodriges. Një derbi myzeqar i gjithi për t’u zbuluar.

Kategoria e Parë java e parë:

16:00

Kastrioti-AF Elbasani (në Fushë-Krujë)

Lushnja- Apolonia (në Elbasan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!