Kriviçiç firmos për Flamurtarin

Marko Kriviçiç zyrtarisht futbollisti më i ri i Flamurtari Football Club. Mesfushori i qëndres ndërsa ishte pjesë e Erzenit edicionin e kaluar, ka firmosur sot me skuadrën vlonjate të trajnerit Emiljano Çela.

Klubi e ka zyrtarizuar në rrjete sociale.

Ndërkohë vlonjatët gjëndën në Korçë për dy javë për vijimin e fazës përgatitore. Në listë edhe miqësorja e radhës me Skënderbeun.

Klubi Flamurtari për vetë emrat e afruar është një ndër skuadrat pretendente për tu rikthyer pas disa sezonesh në Superiore.

Kampionati për këtë kategori nis më 2 shtator 2023.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!