Struga shpreson, Ballkani e di rrugën për në grupe…

Një biletë për në grupe të Conference League luhet që në 18;45 në “Kopavogur” të Islandës. Struga e Duros me misionin për të përmbysur Brediablik i cili në 24 gusht fitoi në Ohër me shifrat 0-1.

Vendasit luajtën së fundi në kampionat me Vikingur duke pësuar plot 5 gola (5-3, 27 gusht) duke dëshmuar se nuk janë të pathyeshëm.

Ballkani kampion i Kosovës, do të zbresë në fushë në ‘Mezokovesd” të Hungarisë për të mbrojtur sukesin e sfidës së parë 4-1. Përballë ka BATE Borisov dhe bileta e dytë radhazi në grupe për skuadrën e Dajës nga Suhareka, shumë pranë.

Ndeshjet e sotme për skuadrat shqiptare në Conference League;

Brediablik- Struga (1-0)18:45

BATE Borisov- Ballkani (1-4) 20:00

Partizani– Astana (0-1) 20:00

(në kllapa ndeshjet e para të Play Off)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!