Partizani ‘All in’, historia kalon ndaj Astana

  • Këtë mbrëmje në “Elbasan Arena” (20:00), Partizani- Astana për biletën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë 1-0 për azerët.

Nga Erga Kenga

Ndeshja e kthimit e fazës play off e UEFA Conference League Partizani- Astana, merr gjithë vëmendjen e ditës në futbollin shqiptar. Kampionët e Shqipërisë janë vetëm një hap larg grupeve të Ligës së Konferencës dhe për ta arritur për herë të parë do duhet të kalojnë pengesën e fundit me emrin Astana.

Ndeshja e parë luajtur në “Astana Arena” përfundoi 1-0 për vendasit dominues në të gjithë treguesit. Një gol i shënuar nga Lonçar në të 41′-ën i dha suksesin skuadrës së teknikut Babajan e cila sot në orën 20:00 në ‘Elbasan Arena’ pritet të luftojë fort për ta ruajtur këtë bonus të sfidës së parë.

Ndërkaq te kampi i kuq, tej entuziasmit për revansh, problemet para kësaj ndeshje historike për klubin kryeqytetas janë të shumëta. Mes largimëve, pezullimëve (rasti Viktor Da Silva) dhe dëmtimëve e rekuperimëve, grupi i Zoran Zekiç, lipset të sakrifikojë goxha e të kualifikohet në grupe.

Kristian Mba, Adnard Mehmeti, dy nga titullarët e padiskutueshëm vijnë nga dëmtimet dhe me gjasë do të jenë në pikëpyteje të madhe. Është aftësuar Eros Grezda por te Partizani janë të bindur se gjakovari nuk jep aq garanci për të nxjerrë 90′ me rendimanet maksimal.

Përballë Astana-s kërkohet maksimumi dhe te goashënuesi më i mirë i të kuqëve në Europë Tedi Cara, shpresohet për një tjetër apo të tjerë gola të rëndë. Zekiç do të ketë në fushë një tjetër xhevahir si Arinaldo Rrapaj me vlonjatin që ka vijueshmri e demostron se di të bëjë diferencën në ndeshje të mëdha. Për portierin Qirko dhe mbrojtjen e ‘Demave’ e ndaluar të pësohet.

Kjo ndeshje pritet të ndiqet nga shumë mbështetës të Partizanit dhe do të gjykohet nga turku Abdulkadir Bitigen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!