Starti i Superiores, në fron ngjitet Skënderbeu

Abissnet Superiore, Java 1:
Egnatia – Skënderbeu 0-1 (Juri 59′)

Egnatia – Skënderbeu ishte sfida që ngriti siparin e edicionit të 85-të të Abissnet Superiore. Debutuesit në kampionat e nisën me fitore ndaj një nga skuadre që ka suprizuar mjaft sezonin e shkuar.

Korçarët e nisën me fitore ndaj rrogozhinasve falë një goli të minutës së 59′-të shënuar nga i sapofuturi në terrenin e lojës, Juri.

Skuadrat u prezantuan në limite të së barabartës në këtë takim ku rastet nuk munguan nga asnjëri front, por ai gol i miqve vendosi që 3-pikëshi i parë t’i përkasë Skëndërbeut.

Kështu, java e parë e këtij sezoni me risi mund të themi që nisi me surpriza dhe jo shumë e qetë pasi nuk munguan tensionet në fund të sfidës. Pas pak radha do të jetë për Vllazninë dhe Kukësin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!