Vllaznia e nis me marsh të lartë, tre gola Kukësit

  • Kuqeblutë përballë tifozerisë së shumtë në ‘Loro Boriçi’ dhurojnë spektakël në fushë. Kukësi vujati në prapavijë por në pjesën tjetër të fushës dha sinjale të mira.

Abissnet Superiore, Java 1:
Vllaznia – Kukësi 3-1 (Stojanoviç 17′, Balaj 29′ pen, Boshnjaku 47’/ La Torre 24′)

Sfida e dytë e javës së parë Abissnet Superiore dhuroi spektakël dhe gola në “Loro Boriçi”. Shkodranët mposhtën verilindorët e Kukësit në shifrat 3-1 duke e nisur mbarë sezonin e ri.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Stojanoviç që dërgoi topin në rrjetë me kokë kur luhej minuta e 17′-të. Pak minuta më vonë, shifrat do të vendosen sërish në baraspeshë me miqtë që realizojnë me anë të Torres.

Vetëm 5 minuta dhe një penallti e dyshimtë do të rikthejë kuqeblutë në udhëheqje me Balajn që nuk gabon nga 11 metra distancë. Minutat në vazhdim flasin për shkodranët që falë Boshnjakut realizuan të tretin të vërtetin për të firmosur fitoren.

Ekipi i Memellit bëri detyrën në këtë provë të parë duke nisur me 3 pikë, ndërsa kuksianët u prezantuan pa busull në start. Vazhdimësia e skuadrave mbetet për t’u parë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!