Dy sfida në start, axhenda dhe të dhëna specifike

Pritet ceremoia e hapjes së sezonit të ri me përfaqësues të FSHF-së në Rrogozhinë

Egnatia-Skënderbeu parashikuar të zhvillohet sot në Rrogozhinë (17:00), përkon me sfidën e parë sezonale të edicionit të 85-të të futbollit superior.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga arbitri kryesor Florian Lata

Më tej java e parë e sezonit futbollistik 2023/2024 vijon me duelin Vllaznia-Kukësi e cila do të luhet nën reflektorët e impiantit më të madh në veri “Loro Boriçi” (20:00).

Po si vijnë skuadrat në ndeshjet e sotme?

Egnatia:

Trajneri i konfirmuar Edlir Tetova. Në organikë, rrogozhinasit janë pasuruar me emra të tillë si Albano Aleksi, Stiven Janku, Vusal Isgandarli, Edison Ndreca, Alesandro Ahmetaj, Albert Xhemajli, Mohamed Lemine Dah, Loti Celina.

Gjithësesi në grup ka emra spikatës nga sezonet e shkuara teksa Renato Malota, Rafael Duamena, Alen Sherri,Redi Kasa etj, bëjnë bazën e skuadrës.

Objektivi: Zona Europiane

Skënderbeu:

I konfirmuar trajneri Ivan Gvozdenoviç. Në skuadrën juglindore, të rikthyer në Superiore janë afruar Markos Shane, Suhejl Muharem,Klevis Shaqe, Ermir Rashica, Kosta Vangjeli, Zhordan Fleçer, Juri Merlim, Andrea Gërxho,Ivan Kabral, Marko Alia, Dejvid Janaqi.

Ndër pikat kryesore nga sezoni i kaluar dhe Erlis Frashëri, Ledion Liço etj.

Objektivi; Qëndrimi në Superiore

Vllaznia:

Trajner: Migen Memelli.

Juriç, Boshnjaku, Mala, Hakaj, Balaj, përbëjnë grupin kryesor të futbollistëve që i rezistuan sezonit të shkuar.

Afruar gjatë verës; Ardit Krymi, Ildi Gruda,Darko Dodev,Eslit Sala,Redon Dragoshi, Kostantin Çeshmedjiev, Millosh Stojanoviç, Jurgen Mehidri, Dritmir Beci, Xhelil Asani.

Objektivi: Zona Europiane

Kukësi:

Trajner i konfirmuar Rrahman Hallaçi. Në skuadrën verilindore pas largimëve të shumta vetëm disa lojtarë janë ende kontigjent sezonal. Portieri Tafas dhe Mbarak janë më të spikaturit.

Afruar gjatë verës ; Nikolin Duka, Vasil Zhongo,Endri Reçi,Karlos Nazario Ribas,Mustafa Gbolahan, Sebastian La Torre,Isijaku Najaro,Franc Lala, Redi Veriu, Mario Beshiraj, Blerim Sahitaj, Plarent Fejzaj, Leonardo Uka.

Objektivi: Qëndrimi në Superiore.

Shënim: Objektivi nuk është zyrtar i klubëve. Ai është vendosur sipas mendimit redaksional./ Përgatiti: Klevis Bejkolli- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!