Partizani/ Prova e madhe në kryeqytetin kazak

Të kuqtë do të përballen me vendasit e Astana në impiantin modern (30 244 vende). Tapeti artificial, temperatura në kufirin 24 gradë.

Partizani, Ballkani dhe Struga tri skuadrat shqiptare në kërkim të suksesit historik. Këtë të enjte, duke nisur nga ora 16:00 me Astana- Partizani, Ballkani-BATE Borisov (20:45) dhe Struga Trim%Lum-Breidablik (17:00) kampionet në kampionatet respektive do duhet të luftojnë fort për të marrë biletën e kalimit në fazën e grupëve të UEFA Conference League.

Në këtë fazë Play Off-i, si të kuqtë ashtu dhe suharekasit dhe struganët përballë rivalëve të tyre në takimet e para kualifikuese me misionin për të marrë më të mirën.

Partizani:

Partizani i sfilitur nga udhëtimi disa orësh drejt Kazakistanit të martën, i ka marrë të gjitha masat për t’u përballur me dinjitet ndaj Astana-s vendase e cila gjëndët aktive në kampionatin kazak teksa janë luajttur 20 javë.

Ndërkohë, problemet me organikën janë shtuar te grupi i Zekiç. Mba i dëmtuar nuk ka udhëtuar me skuadrën, Atanaskoski i privuar për kartonë, Da Silva i pezulluar nga klubi shihen si mungesa thelbësore.

Listës i shtohen dhe Sembene e Mensah. Ata nuk janë alternativë për shkak dëmtimi. Trajneri Zoran Zekiç pritet të improvizojë në disa role në mënyrë që të kuqtë të nxjerrin një tjetër sfidë të dinamike e me rezultat pozitiv.

Kjo ndeshje e ‘Astana Arena’-s i është besuar të gjykohet nga skocezi Donald Robertson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!