Zekiç: Astana e fortë, Partizani di çfarë kërkon

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Astana për të vajtjes së Conference League, faza Play Off, tekniku i Partizanit Zoran Zekiç, ka dalë sot para mediave në konferencën e zakonëshme për shtyp.

Zekiç:

Për shumë tifozë, humbja e Astanës përballë Partizanit do të ishte një tragjedi. A do të cilësohej një tragjedi një rezultat i pafavorshëm për ju?
Ne kishim të njëjtën situatë para ndeshjeve me klubin nga Andorra. Por futbolli është futboll. Astana është favorite nesër, por unë shpresoj që skuadra jonë të paraqitet më mirë.

A e kupton skuadra që Astana është një kundërshtar shumë më serioz në letër se sa kundërshtarët e mëparshëm të Partizanit në kompeticionet europiane?
Po, sigurisht. Por edhe ndeshjet tona të fundit me Valmieran nuk ishin të lehta gjithashtu.Shpresoj që skuadra të bëjë mirë.

A keni konsultuar me mbrojtësin Atanaskoski, i cili ka luajtur më parë në kampionatin e Kazakistanit?
Ai nuk erdhi pasi ka marrë kartonë të verdhë. Unë di mjaftueshëm rreth Astanas, sidomos për faktin se kam ndjekur ndeshjet ndaj Dinamo Zagreb dhe Ludogorets.

Dje në aeroport, skuadra juaj u takua me disa tifozë të rinj të Partizanit, të cilët kishin përgatitur edhe parulla për lojtarët. A jeni përballur herë të tjera me këtë fakt që në vende të tjera kë tifozë që ju mbështetin?
Partizani është një klub i madh, shumë persona mbështetin ekipin tonë, sidomos në Shqipëri. Do të vini dhe shihni stadiumin tonë, se si tifozët tanë e mbështetin ekipin. Fakti që ata janë të “sëmurë” pas ndesh, është absolutisht normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!