Partizani humb në lojë, Astana e ndëshkon me një gol

Kazakët dominiojnë totalisht ndaj skuadrës së Zekiç, kualifikimi tani vihet shumë në pikëpyetje.

Conference League, play-off:
Astana – Partizani 1-0 (Lançar 41′)

Faza “play-off” për Partizanin ka nisur me humbje ne transfertën kazake përballë Astanës. Të kuqtë u mposhtën minimalisht 1-0 në “Astana Arena” në këtë sfidë të parë të këtij raundi.

Ishin vendasit dukshëm më dominues e më këmbëngulës duke krijuar raste më të shumta e më të pastra shënimi. Të gjitha këto u finalizuan me golin e Lançar në minutën e 41′-të që ishte dhe vula e këtij takimi.

Shumë pak rrezik i krijuar nga ekipi i Zekiç me ato pak mundësi që nuk u konkretizuan me gol. Kampionët e Shqipërisë pësuan dhe gjatë fraksionit të dytë dy herë të tjera por festa e vendasve u mohua për shkak të pozicioneve jasht loje.

Kështu, në kthim ekipi kryeqytetas do ta ketë malore por llogaritë mbeten ende të hapura. Për t’u vendosur javën e ardhshme nëse Partizani do të rrëmbejë një biletë që e dërgon në grupet e Ligës së Konferencës.

/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!