Vllaznia-Dinamo, testi pa gola

Autobuzi i Dinamos u përfshi pasditen e sotme në trafikun e pazakontë të segmentit Tiranë-Thumanë të muajit gusht…

Me destinacion Shkodrën, skuadra kryeqytetase u fiksua në 14:15 të ditës së sotme në kryqëzimin e Fushë-Krujës për të vijuar rrugëtimin për në veri.

Ndaj Vllaznisë, blutë e Luixhi Di Biaxhos nuk e “ndien” lodhjen pasi në testin mes tyre shifrat finalë ishin 0-0.

Në fakt, Memelli dhe Di Biaxho, janë duke kolauduar skuadrat e tyre pasi starti i edicionit të ri nis pas pak ditëve (26 gusht).

Ndeshja përgjithësisht ishte e qetë por nuk munguan ngacmimet dhe rastet në të dy portat respektive.

Skuadrat startuan me këta futbollistë:

Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Asani, Çeshmedjiev, Krymi, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj.
Trajner: Migen Memelli

Dinamo: Rexhepi, A.Marku, R.Hoxha, Behiratçe, Prodani, Krasniqi, Lorran, Denison, L.Vila, Zabërgja, Kaçorri.
Trajner: Luixhi Di Biaxho

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!