Egnatia luan mirë, Inter e përmbys në “Ferr-ara”

Miqësore në Ferrara (Itali):
Inter – Egnatia 4-2 (Barela 55′, Martinez 80′, 83′ pen, Stabile 90′ / Duamena 6′, Fernando 68′ pen)

Nga Sara Gjidiaj

Inter – Egnatia një miqësore luksi, por me shumë spektakël. Rrogozhinasit ia dalin të surprizojnë sërish edhe pse ndaj finalistëve të Ligës së Kampionëve u mposhtën me përmbysje në shifrat 4-2.

Për Egnatian sfida nisi me gol pasi Duamena finalizoi saktë një aksion të rrjedhshëm kur kishin kaluar vetëm 6 minuta lojë.

Reagojnë zikaltërit me rastet e pafundme që krijojnë në portën e skuadrës së Tetovës por me Sherrin në kuadrat duket e pamundur për të realizuar.

Gardiani i rrogozhinasve do të thyhet vetëm në minutën e 55′-të pas shpërqëndrimit të mbrojtjes. Gjithësesi, nuk ndalen fanellat e gjelbra të cilat do të rrëmbejnë një 11-metërsh për të kaluar sërish në avantazh me Fernandon që nuk gabon nga pika e bardhë.

Duket se nervat e italianëve do të shpërthejnë me Martinez që rikthen baraspeshën e më pas “vjedh” një penallti për golin e avantazhit. Në fund, fitoren e Interit e vendos Stabile që shënon në minutën e 90′-të.

Humbje për rrogozhinasit por paraqitje dinjitoze e tyre përballë një ekipi me emër në Europë si Interi që sezonin e shkuar ishte në finalen e Champions League.

INTER (3-5-2): 1 Zomer; 36 Darmian, 6 De Vrij, 95 Staves; 2 Dumfries, 23 Barela, 20 Çalhanoglu, 22 Mkhitarjan, 32 Dimarko; 9 Turam, 10 Lautaro.

Stoli: 12 Di Xhenaro, 77 Audero, 5 Sensi, 11 Korrea, 16 Fratezi, 17 Kuadrato, 19 Lazaro, 21 Asllani, 31 Bisek, 44 Stabile, 49 Sarr, 50 A. Stankoviç. Trajner: Simone Inzaghi.

EGNATIA (3-5-2): 1 Sherri; 77 Lila, 13 Malota, 19 Xhemajli; 26 Memolla, 6 Aleksi, 17 Zejnullai, 11 F. Medeiros, 16 Ndreca; 9 Paulauskas, 7 Duamena. Në dispozicion: 12 Dabjani, 44 Fangaj, 5 Janku, 29 Musta, 8 Mellugja, 27 Isgandarli, 82 Kasa, 28 Ahmetaj, 18 Mihana. Trajner: Edlir Tetova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!